Kevin Dodaj prezantohet te CSKA e Sofjes: Një nga talentet më të mëdhenj!

Një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, sulmuesi 19-vjeçar Kevin Dodaj, ka hedhur hapin e radhës në karrierën e tij, duke firmosur me klubin legjendar bullgar, CSKA Sofja. Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore, klubi 31 herë kampion i Bullgarisë konfirmoi zyrtarisht afrimin e tij, duke e prezantuar me fanellën numër 22.

Dodaj, i cili vjen nga Vllaznia e Shkodrës, njihet për fleksibilitetin në repartin ofensiv, pasi mund të luajë si në krahë ashtu edhe në qendër të sulmit. Në deklaratën për shtyp, CSKA e cilësoi Dodajn si një lojtar me potencial të madh dhe theksoi se ai do të jetë një aset i rëndësishëm për skuadrën.

Ky transferim shënon gjithashtu rastin e dytë që një futbollist shqiptar vesh fanellën e CSKA Sofjes, pas ish-mbrojtësit të njohur të Kombëtares shqiptare, Altin Haxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para largimit, Dodaj la një gjurmë të fortë te Vllaznia, duke qenë protagonisti kryesor në përmbysjen dramatike ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Klubi shkodran ka përfituar rreth 450 mijë euro nga ky transferim dhe ka ruajtur gjithashtu 15% të kartonit të lojtarit për një shitje të mundshme në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas zyrtarizimit nga CSKA, edhe Vllaznia reagoi duke i uruar suksese Dodajt në aventurën e re, duke theksuar se e gjithë skuadra dhe tifozët janë krenarë për rritjen e tij si lojtar.

Dodaj është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar U-21, ku ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, duke u konfirmuar si një element kyç për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Kevin Dodaj prezantohet te CSKA e Sofjes: Një nga talentet më të mëdhenj!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?