Keylor Navas bën gati valixhet pas afrimit të Donnarumma-s te PSG

Keylor Navas me shumë mundësi do të largohet nga Paris Saint Germanin gjatë kësaj vere. Edhe pse sapo ka rinovuar kontratën deri në 2024-ën me francezët afrimi i mundshëm në ekip i Gianluigi Donnarumma, ka bërë që e ardhmja e tij të ndryshojë.

Sipas mediave franceze, Navas e ka vuajtur shumë qëndrimin në stol te Real Madrid, kur te madrilenët u transferua Courtois, i cili i mori vendin e titullarit dhe një situate të tillë 34-vjeçari nuk dëshiron ta përjetojë sërish.

Klubet që kanë shfaqur interes për të nuk mungojnë me Juventus, Milan e Manchester United, që janë vënë në ndjekje të tij. Për ta lënë të lirë futbollistin parisienët kërkojnë 12 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?