Kimi Antonelli triumfon në Monza, piloti italian futet në histori
Kimi Antonelli ka shkruar historinë në Monza, duke fituar Çmimin e Madh të Italisë pas një gare spektakolare. Piloti italian, i nisur nga rreshti i parafundit, realizoi plot 26 parakalime dhe në xhirot e fundit arriti të parakalojë shokun e skuadrës, George Russell, për të marrë fitoren.
Antonelli kishte provuar edhe më herët të kalonte Russellin, por përfundoi në zhavorr. Tre xhiro para fundit, në Variante Ascari, ai realizoi parakalimin vendimtar dhe siguroi triumfin. Max Verstappen u rendit i treti, ndërsa pas tij përfunduan Lando Norris dhe Oscar Piastri.
Kjo është një fitore historike për Antonellin, pasi bëhet italiani i parë që fiton në Monza pas 60 vitesh, që nga Ludovico Scarfiotti. Ndërkohë, Ferrari përjetoi një të diel të zezë. Charles Leclerc u aksidentua në xhiron e dytë, por fatmirësisht doli i padëmtuar. Lewis Hamilton u rendit i gjashti.
KOHA JONË SONDAZH

