Kimmich vendos të qëndrojë te Bayerni, gati kontrata deri në vitin 2029

Bayerni po rinovon kontratat me disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Pas Alphonso Davies dhe Jamal Musiala, rekordmenët e Gjermanisë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit edhe me Joshua Kimmich.

Situata me Kimmich ishte jashtëzakonisht e dyshimtë për një kohë për shkak të raportimeve të mosmarrëveshjeve në lidhje me pagën. Joshua Kimmich mund të qëndrojë i sigurt, aventura e tij me Bayernin do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Mbrojtësi gjerman ka gjetur një marrëveshje me klubin bavarez siç raporton Bild për rinovimin deri në vitin 2029. Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë në ditët në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?