Kjo statistikë tregon që Barcelona eliminohet nga Champions League

Skuadra e Barcelonës brenda 4 ditëve të ardhshme luan suksesin ose dështimin e një sezoni. Të mërkurën të besuarit e Luis Enriques do të presin në “Camp Nou” skuadrën e Juventusit në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Falë disavantazhit 3-0 të ndeshjes së parë Barcelona këtë herë do ta ketë shumë të vështirë për ta përmbysur rezultatin pasi edhe statistikat janë kundër saj.

Gjatë 13 ndeshjeve të fundit Barcelona ka pësuar plot 11 gola ose e thënë ndryshe (0.85 gol/ndeshje), shkruan e përditshmja spanjolle “MARCA”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por statistika bëhet akoma edhe më e frikshme pasi në 3 ndeshjet e fundit Barcelona ka pësuar plot 7 gola duke vendosur në pah problemet në repartin e mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ta ndëshkosh Barcelonën është e lehtë dhe nëse Juventusi do të shënojë qoftë edhe një gol atëherë malorja për skuadrën e Luis Enriques bëhet akoma edhe më e fortë. / SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?