Kjo vajza serbe, arsyet pse sot bën tifo për Shqipërinë (Foto)

Alisa Menkoviç është nga Beogradi, e dashura e mbrojtësit kuqezi, me origjinë nga Lugina e Preshevës, Berat Gjimshiti. Ajo do të bëjë tifo për Shqipërinë, për lojtarin që ka emrin e qytetit të njëmijë e një dritareve. Kështu thotë vetë Berat Gjimshiti, i cili shfaqi cilësi të larta futbollistike në dy ndeshjet e fundit kualifikuese me kombëtaren tonë. Djaloshi me origjinë nga Presheva, që luan edhe për FC Zyrihun, duket se e ka bindur trajnerin De Beazi për një rol titullari në mbrojtjen kuqezi.

Shqipëria do të luajë sot kundër Serbisë, ndërsa Gjimshti ka shkruar në rrjetet sociale: “Elbasan Arena” nuk ju zë të gjithëve. Nuk ka rëndësi nëse mbetesh jashtë ti, apo tjetri, rëndësi ka ta fitojmë këtë ndeshje dhe t’ia krisim valles që nga Presheva e deri në Janinë”, – raporton “albinfo.ch”. Siç është bërë tashmë publike, Berati është në një lidhje dashurie me bukuroshen, Alisa Menkoviç. Ajo është serbe, por jeton në Zyrih. Si herëve të kaluara, Alisa, edhe në këtë ndeshje do të mbështesë Beratin dhe ndoshta është e vetmja femër me origjinë serbe që do të jetë tifoze e kombëtares shqiptare. Në një fotografi të postuar së fundmi së bashku në “Instagram”, Alisa, përveçse ia shpreh dashurinë Beratit në gjuhën angleze, ajo i shkruan edhe shqip: “Të dua”!

Disa orë para ndeshjes në “Elbasan Arena”, Gjimshiti ka lënë edhe një status tjetër në Facebook, duke dashur të qetësojë tifozët: “Vëllezër dhe motra shqiptarë. Kreu i Federatës Serbe thotë: Nëse na qëllojnë sërish, ndeshja nuk luhet. Ju lutemi mos bëni incidente, sepse vetëm kombëtaren tonë do të dëmtojmë, ne do të marrim dënimin. Dhe një dënim do të na ndëshkonte, duke na pezulluar nga Europiani i vitit 2016. Kështu do t’i bënim nder Serbisë. Këtë gjë nuk e duam, sepse dëmtoni kombëtaren tonë. Stop incidenteve, është ndeshje vendimtare për kombëtaren tonë, që të vazhdojmë rrugën kuq e zi drejt “EURO 2016”. Stop incidenteve që nuk na sjellin asnjë të mirë!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?