Klas i “pavdekshëm”, Ronaldinho shënon një “perlë” nga goditja e dënimit (VIDEO)
Legjendat e Barcelonës barazuan 2-2 kundër aty të Real Madridid në Doha. Pas barazimit ishin katalanasit që fituan 4-2 me penallti, ndërsa përtej rezultatit ishte klasi i disa emrave.
Ronaldinho, edhe pse në moshën 44-vjeçare nuk tregoi peshën e viteve dhe gjeti një supergol për rezultatin 2-0 të Barçës, që më pas u barazuan. Sorin ishte i pari që shënoi për Barçën, ndjekur nga supergoli i Ronaldinhos.
Figo dhe Kongo barazuan në pjesën e dytë për madrilenët, ndërsa me penallti ishte Barça që triumfoi.