KLASIFIKIMI/ Përmbledhja e ndeshjeve të grupeve A, B dhe C

Janë luajtur katër ndeshjet e para të grupeve, A, B dhe C, ku janë vendosur pretendentët e mundshëm që mund të kalonë në fazën tjetë.

Në grupin A, ku bënë pjesë dhe përfaqësuesja shqiptare, Franca së bashku me Zvicrën kanë pikët e plota.

“Gjelat” fituan ndeshjen e parë kundër Rumanisë me rezultatin 2-1, ndërsa Zvicerianët mundën me shifrat 1-0 përfqësuesen shqiptare e cila debutoi për herë të parë në histori në një kompeticion ndërkombëtar sic është kampionati europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjeve të para favoritët për të kaluar grupin A janë Franca dhe Zvicra të cilat kanë nga secila tre pikë të grumbulluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Grupin B, Uellsi është ekipi i vetem që ka marrë tre pikë, pas fitores që arriti në ndeshjen kundër Sllovakisë.

Një fitore e cila është shumë e rëndësishmë për uellsianët të cilët kryesojnë të vetëm grupin me pikë të plota.

Kjo pasi Anglia dhe Rusia ndanë nga një pikë, në duelin që patën mes tyre, duke ia vështirësuar akoma dhe më shumë vetes kalimin për në fazën tjetër.

Në grupin C, Gjermania e cila është dhe favoritja kryesore, fitoi në sfidën e parë përballë Ukrainës me rezultatin 2-0, falë golave të Mustafit dhe Shvajnshtajgerit.

Një fitore që i ngjit kampionët e botës në vëndin e parë me tre pikë të grumbulluara sëbashku me Poloninë e cila gjithashtu mori një fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultatin 1-0.

KLASIFIKIMI

Grupi A

  1. France 3 pikë
  2. Zvicër 3 pikë
  3. Shqipëri 0 pikë
  4. Rumani 0 pikë

Grupi B

  1. Uells 3 pikë
  2. Angli 1 pikë
  3. Rusi 1 pikë
  4. Sllovaki 1 pikë

Grupi C

  1. Gjermani 3 pikë
  2. Poloni 3 pikë
  3. Ukrainë 0 pikë
  4. Irland e Veriut 0 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?