Klinsmann “ngushëllon” italianët: Më mirë pa Botëror sesa të dështosh si Gjermania

Ish-sulmuesi legjendar i Gjermanisë, Jürgen Klinsmann, ka analizuar situatën e kombëtareve kryesore përpara Kupës së Botës 2026, duke ndalur veçanërisht te mungesa e Italisë dhe favoritët për trofeun.

Në një intervistë për mediat italiane, kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 1990 dhe ish-lojtari i Inter shprehu keqardhje për eliminimin e Italisë nga Botërori për herë të tretë radhazi.

“Gjithmonë u them miqve të mi italianë se ndoshta është më mirë të mos kualifikohesh fare sesa të bësh si Gjermania, që u eliminua në fazën e grupeve në dy Botërorë radhazi. Edhe unë vuaj për Italinë. Tani duhet të nisë një cikël i ri. Besoj se pas kësaj tragjedie sportive ekziston mundësia për t’u rindërtuar dhe për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj”, deklaroi Klinsmann.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për pretendentët kryesorë për titullin, gjermani veçoi dy kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për mua favoritët janë Brazili dhe Portugalia”, u shpreh ai.

Klinsmann tregoi gjithashtu rezervat e tij për disa prej skuadrave të tjera të mëdha. Sipas tij, Franca mbetet një ekip me potencial të jashtëzakonshëm, por shpesh përballet me probleme të brendshme, ndërsa për Spanja tha se ende nuk ka një ide të qartë për formën reale të skuadrës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?