Klopp: Kam ndryshuar mendim për VAR-in, por tani është vonë!

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka pranuar se ka ndërruar mendimin e tij që kishte për VAR-in, pas një nate zhgënjyese në Danimarkë. “Të Kuqtë” barazuan 1:1 me Midtjylland në Grupin D, ku Mohamed Salah shënoi golin më të shpejtë për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, 55 sekonda pas fillimit të ndeshjes.

Por me vendimet e shumta nga VAR-i gjatë lojës, Jurgen Klopp në një deklaratë për media u ankua dhe theksoi që ka ndërruar mendim sa i përket platformës së VAR-it.

“Mori shumë kohë. Mendoj që në fund i pash të gjitha vendimet nga VAR-i dhe ato ishin në rregull por ishte shumë e vështirë. Mori kohë diku 3-4 minuta dhe ishte shumë ftohtë, lojtarët kishin të ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam qenë ndër ata që e kanë përkrahur VAR-in, dhe në atë kohë mendoja që është një ide e mirë. Nuk jam i sigurt nëse do ta thosha të njëjtë gjë tani. Por tani e kemi në mesin tonë, është vonë”, deklaroi Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?