Klopp kundër dyerve të mbyllura të stadiumeve: Nuk e ndihmon situatën!

Liverpool-Atletico Madrid është një nga ndeshjet e rralla që do të luhet me tifozë në Champions League. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë edhe pse rastet e koronavirusit janë shtuar shumë edhe në Angli. Në deklaratën para ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp la gjithçka në duart e autoriteteve.

“Të gjithë e dinë që ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Duhet gjetur një zgjedhje. Nuk e di nëse e ndihmojmë duke luajtur me dyer të mbyllura. Problemi është se nëse nuk je në futboll, je në bar. Të gjithë kemi familje dhe do ta respektojmë vendimin.

Në ndeshjen e parë nuk bënë tentativa për gol. Atletico është një nga skuadrat më të mira në botë dhe mbrojnë shumë poshtë. Patën pak fat në golin që shënuan. Ne nuk e kemi ngritur flamurin, kemi pasur tre javë për ta përgatitur.

Koronavirusi? Futbolli është thjeshtë një lojë. Ne jemi pjesë e një komuniteti. Roli jonë është të luajmë futboll, i juaji është komunikimi. Shpresoj që të bësh gjëra më të mira se të bësh pyetje. Tani për momentin, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm”, ju përgjigj ashpër Klopp gazetarit në fund. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP