Klopp ngre flamurin e bardhë: Vendi i tretë do të ishte mirë!

Liverpooli është në një periudhë krize, teksa kundër Chelsea-t erdhi humbja e pestë radhazi, duke bërë që ta shohin gjithmonë e më lart titullin, që tashmë duket një mision i pamundur. Këtë gjë e konfirmon në konferencën për shtyp edhe trajneri Jurgen Klopp.

“Premier League është kampionati më i gjatë për të qëndruar në krye të renditjes. E vetmja skuadër që mundet është Manchester City, ndërkohë që të tjerat do të luftojnë të gjitha. Të arrish në vendin e dytë do të ishte mirë në një vit që s’mund të jetë perfekt. Situata jonë, mendoj se jemi të gjithë dakord, është e çuditshme, sa i përket dëmtimeve. Kemi pasur detyrimin për të ndryshuar shumë”, tha strategu gjerman. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP