Klopp: Nuk e dija që Undav ishte gjerman, e kërkova në Google!
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka rrëfyer një histori interesante lidhur me Deniz Undav, një nga zbulimet më të mëdha të Gjermanisë në Kupën e Botës 2026. Në një intervistë për MagentaTV, tekniku gjerman pranoi se fillimisht nuk e kishte idenë se sulmuesi ishte gjerman, pavarësisht talentit që kishte shfaqur në fushën e lojës.
“Nuk e dija as që ishte gjerman. Kur e pashë duke luajtur, mendova: ‘Uff! Çfarë lojtari është ky?’”, tregoi Klopp.
Ai shtoi se kureshtja e shtyu të kërkonte më shumë informacion për futbollistin në internet, duke mbetur i surprizuar kur zbuloi origjinën e tij.
“Më pas e kërkova në Google dhe kuptova se ishte gjerman”, tha me humor ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit.
Klopp u ndal veçanërisht te rrugëtimi i pazakontë i Undavit drejt elitës së futbollit europian, duke e cilësuar si një histori frymëzuese suksesi.
Sulmuesi 29-vjeçar ka kaluar nëpër disa etapa të vështira gjatë karrierës së tij. Ai ka luajtur për Meppen dhe ekipin e dytë të Eintracht Braunschëeig, përpara se të shpërthente te Union Saint-Gilloise në Belgjikë. Më pas karriera e tij vijoi me transferimin te Brighton në Angli dhe më vonë te Stuttgarti, ku arriti të konfirmohej në nivelet më të larta.
“Ai e di shumë mirë nga vjen. E di se ku ndodhej vetëm pak vite më parë. Ka luajtur në kategoritë e ulëta të futbollit derisa diçka ndryshoi dhe karriera e tij mori tjetër drejtim”, u shpreh Klopp.
KOHA JONË SONDAZH

