Klopp përlotet pasi mjekët këndojnë “You’ll Never Walk Alone” (VIDEO)

Jurgen Klopp ka zbuluar se nuk i ka përmbajtur dot lotët kur pa pamjet e stafit të Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (National Health Service) duke kënduar himnin e Liverpoolit “You’ll Never Walk Alone” gjatë krizës së Koronavirusit.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale nga deputetja e Punës, Mary Foy, tregon një numër profesionistësh të kujdesit shëndetësor, që u bashkuan në intepretimin e himnit të Liverpoolit. Klopp nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet për ata që luftojnë virusin në vijën e parë.

“Anglishtja ime nuk është aq e mirë për ta thënë. Është e jashtëzakonshme, e shkëlqyeshme. Dje, më dërguan një video të njerëzve në spital, jashtë zonës së kujdesit intensiv, dhe kur ata filluan të këndonin “You’ll Never Walk Alone”, fillova të qaja menjëherë. Ishte e pabesueshme, por tregon gjithçka. Këta njerëz jo vetëm që punojnë, por kanë një frymë kaq pozitive. Ata janë mësuar të ndihmojnë njerëzit e tjerë.”

Klopp dhe “yjet” e tij të Liverpoolit dërguan një video-mesazh të përzemërt për stafin mjekësor.


SHKARKO APP