Shqipëria pa futboll. Klubet e Kategorisë Superiore bojkotojnë kampionatin, i vendosin kushte qeverisë

Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kampionatin. Vendimi vjen pas ndryshimeve ligjore për sportin të realizuara nga qeveria, në të cilat nuk janë përfshirë kërkesat e përfaqësuesve të futbollit.

Në këtë situatë kërkohet nga qeveria: Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

Derisa edhe Partizani ndodhet në listën e firmosur, ku vëllai i kryeministrit mbetet drejtor ekzekutiv i klubit, duke si diçka e sajuar me mjeshtri që ti marrin dhe ca miliona qeverisë, që kanë mbetur në arkën e ministrit Ahmetaj.

Kjo mënyrë deklarative është fiks siç e do kryeministri që më pas të dalë si shpëtimtar e të mbush paksa arkat e klubëve, por shton edhe ca vota prej tyre.

Deklarata e Ligës Profesioniste të Futbollit:

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

  1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
  2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
  3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
  4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

SHKARKO APP