Klubet e Premier League merkato të çmendur me shifra “të fryra”, por gjithçka është legale

Premier League po vendos rekorde në merkato, por ajo që bie më shumë në sy nuk është vetëm shuma e shpenzuar, por fakti se një pjesë e madhe e parave qarkullon brenda vetë kampionatit anglez.

Deri në mesin e gushtit, rreth 785 milionë paund, ose mbi 918 milionë euro, kishin kaluar nga një klub anglez te një tjetër. 8 nga 12 transferimet më të shtrenjta të verës ishin brenda Premier League.

Ky fenomen lidhet edhe me mënyrën se si regjistrohen financiarisht transferimet. Kur një klub shet një lojtar për shumë më tepër sesa vlera e tij kontabël, fitimi nga shitja regjistrohet menjëherë. Ndërkohë, klubi blerës e shpërndan koston e transferimit përmes amortizimit gjatë viteve të kontratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shembujt e kësaj vere janë të shumtë. Manchester City pagoi rreth 136 milionë euro për Elliot Anderson, ndërsa Chelsea rreth 137 milionë euro për Morgan Rogers. Tottenham shpenzoi rreth 117 milionë euro për Sandro Tonalin, ndërsa transferimi i Savinhos mund të arrijë në afro 100 milionë euro me bonuset.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo krijon një efekt zinxhir: një transferim me vlerë të lartë mund të shërbejë si precedent për marrëveshjet e ardhshme dhe të rrisë gradualisht vlerësimet e lojtarëve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë automatikisht se bëhet fjalë për manipulim financiar. UEFA dhe Premier League kanë rregulla për kontrollin e vlerës së tregut dhe mund të ndërhyjnë kur marrëveshjet nuk konsiderohen normale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?