Klubi i njohur grek bashkohet me shqiptarët: Dhimbja juaj është edhe e jona
Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë para dy ditësh, ka sjellë pasoja shumë të rënda dhe Shqipëria po kalon një moment të vështirë, pasi ka shumë rreth 40 viktima, por edhe qindra të plagosur.
Për këtë katastrofë janë solidarizuar të gjitha vendet, madje edhe klubet e futbollit.
Nëse dje ishte klubi grek i PAOK-ut, që përmes faqes zyrtare, njoftoi se po mbledh ndihma për shqiptarët, tashmë është edhe gjiganti grek i Panathinaikosit, që përmes një postimi solidariozhet dhe ka një mesazh për shqiptarët.
Ata shkruajnë:
“Dhimbja e shpirtit tuaj, është dhe dhimbja jonë. Vajtojmë dhjetëra viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri”.