Klubi i njohur i Seria A bën ofertë zyrtare për Mirlind Dakun

Mirlind Daku mund ta vazhdojë karrierën e tij në Serie A. 26-vjeçari shqiptar është pjesë e Rubin Kazan në Rusi dhe ka me ta një kontratë që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2026.

Mediat  ruse kanë shkruar se në drejtim të klubit ka mbërritur një ofertë zyrtare nga skuadra e Cagliarit. Daku ka luajtur vetëm një sezon në kampionatin rus, aty ku u transferua nga Mura e Sllovenisë dhe ka zhvilluar 33 ndeshje duke realizuar 10 gola.

Daku ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024, por u aktivizua vetëm në fundin e ndeshjes ndaj Kroacisë, ndërsa më pas u pezullua nga UEFA me dy ndeshje për sharjet kundër maqedonasve. Për të transferimi te Cagliari do të ishte një shans i artë për të ngjitur edhe më shumë shkallët në karrierë në një kampionat prestigjioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?