Klubi i Seria A bën gati ofertën për Armando Brojën
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, mund të jetë protagonist i një lëvizjeje të re në merkaton e verës në Serie A. Sipas Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Cagliarit kanë identifikuar Brojën si një nga objektivat kryesorë për të përforcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Burnley, ka një karrierë të pasur në futbollin anglez, duke dalë nga akademia e Chelsea-t. Në të kaluarën, emri i tij ishte lidhur edhe me një transferim të mundshëm te Milani.
Gjatë sezonit të fundit në Premier League, Broja regjistroi 24 paraqitje, duke kontribuar me një gol dhe një asist. Pavarësisht statistikave modeste, sulmuesi shqiptar vazhdon të vlerësohet për potencialin, forcën fizike dhe aftësinë për të luajtur si pikë referimi në repartin ofensiv.
Mbetet për t’u parë nëse Cagliari do të avancojë me një ofertë konkrete në javët e ardhshme, por interesimi i klubit sard tashmë e vendos Armando Brojën mes emrave më të përfolur shqiptarë në merkaton verore.
KOHA JONË SONDAZH

