Klubi uellsian dënohet me -6 pikë, por mund të shkojë -141 pikë
Një sanksion shembullor për parregullsi të ndryshme financiare. Nuk është Manchester City, por skuadra e Pontypridd United, një klub që luan në Cymru Premier, kampionatin në Uells. Kjo skuadër është dënuar me 6 pikë në renditje, për shkak se nuk kishte paguar pagat e lojtarëve dhe nuk kishte regjistruar saktë kontratat.
Shoqata e Futbollit të Uellsit (FAW) ka nisur një hetim të pavarur për të përcaktuar përgjegjësitë e kompanisë. Hetimi e gjeti Pontypridd fajtor për të 18 akuzat dhe e ndëshkoi ekipin me 6 pikë, të cilat mund të bëhen deri në 141 nëse një lojtar do të dilte në fushë përpara fundit të sezonit 2024-2025.
Komisioni vendosi që t’i bllokonte transferime klubit uelsian deri në janar 2025. Pontypridd, tani në fund të kampionatit, është hequr gjithashtu nga Kupa e Uellsit, por do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Kupën e Ligës. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

