Kobe Bryant: Ky mund të jetë sezoni im i fundit

Edhe kampionët e kanë një fund.

Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit i Kobe Bryant në NBA. Një nga sportistët më të famshmë në planet, Bryant, 36-vjeç, zbulon planet për të ardhmen, ndonëse vendimi përfundimtar do të merret në fund të sezonit të ardhshëm.

-“Nuk e kam vendosur ende, por po e mendoj tërheqjen nga basketbolli profesionist. Ky mund të jetë sezoni i fundit. Sigurisht që është një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. Kolegët me të cilët kam folur më kanë thënë “Kobe, do ta kuptosh.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Bryant konsiderohet edhe një ndër më të mirët e historisë së NBA, pasi ka fituar 5 tituj kampion me Los Angeles Lakers në vitet 2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010, por sezonet e fundit ka vuajtur nga disa dëmtime. Sezonin e kaluar Bryant ka luajtur vetëm 35 takime, por ai ndihen mirë fizikisht për të përballuar impenjimet fizike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kam asnjë dyshim për atë që mund të bëj. Trupi dhe këmbët po më përgjigjen mirë. Ndihem mirë fizikisht.  Gjithsesi, vendimin për t’u tërhequr do ta marr në fund të sezonit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?