Koeman: E kam thënë shumë herë, Messi është i lumtur!

Barcelona mori një fitore të thjeshtë 3-0 në transfertën ndaj Valladolid. Strategu holandez Ronald Koeman, i cili në përfundim të ndeshjes shpjegoi edhe arsyet e ndryshimit të skemës.

“Donim të përmirësonim diçka në mbrojtje, duke qenë se kemi edhe mungesa të shumta në atë repart, ndaj vendosëm të provojmë një rreshtim ndryshe. Pashë një skuadër të përqendruar maksimalisht, të vendosur mirë në fushë dhe të aftë për të krijuar mundësi të shumta shënimi.

Më pyesni shpesh për Messin dhe unë vijoj t’u them se e shoh shumë të lumtur. E shoh atë çdo ditë që vihet në dispozicion të skuadrës me dëshirën maksimale për të bërë mirë. Është shumë i rëndësishëm për ne, pasi ka kreativitet të jashtëzakonshëm dhe gjithmonë shpik diçka për të na nxjerrë nga situate.

Pedri shprehet më mirë kur luan në qendër të mesfushës. Pozicionohet mirë, qarkullon saktë dhe shpejt topin, dhe na krijon epërsi numerike me driblimet e tij. Dje më pëlqeu shumë edhe Pjanic, i cili ka pritur gjatë për shansin e tij. Luajti shpejt dhe saktë me topin, përveçse ishte perfekt në aspektin mbrojtës”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

SHKARKO APP