Koeman: Messi futbollist unik, nuk e di nëse do të qëndroj te Barça!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shpreson që Lionel Messi të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm. Argjentinasi mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën blaugrana pasi Komean i dha leje për të munguar në sfidën me Eibar.

Messi dëshironte të largohej nga Camp Nou vitin e kaluar, por nuk mundi të largohej falas pasi kontrata e tij skadon këtë verë, ndërsa klubi ende nuk është dorëzuar dhe beson se mund ta bindë të qëndrojë.

“Shpresoj që të vazhdojë këtu edhe për shumë vjet. Ai është një lojtar unik, ka notën maksimale si një profesionist. Nëse nuk qëndron atëherë Barcelonës do t’i duhet të kërkojë efektivitetin te futbollistë të tjerë. Leo ka shënuar 30 gola këtë sezon, dhe e ka ndihmuar jashtëzakonisht skuadrën”.

E ardhmja? Nuk e di nëse do të qëndroj, me të vërtetë që nuk e di. Nuk kam folur me presidentin, dhe do ta bëjmë këtë pas ndeshjes së të shtunës. E kam thënë që nga dita e parë se do të doja të vazhdoja. Ne na duhet të ndryshojmë disa gjëra por unë dua të vazhdoj. Fjalën e fundit do ta ketë presidenti”, tha Koeman.

SHKARKO APP