Koeman: Nuk e imagjinoj Messin me një fanellë tjetër!

Lionel Messi dhe Barcelona janë futur në muajt e fundit të kontratës që lidh palët dhe gjasat janë që në fund të sezonit ylli argjentinas të largohet drejt një tjetër destinacioni, me Parisin e Manchesterin në krye të listës.

Megjithatë trajneri i katalanëve, Ronald Koeman deklaroi se e ka të vështirë të imagjinojë Lionel Messin me fanellën e një klubi tjetër, ndërsa zbuloi se vijon të mahnitet çdo ditë me ato që argjentinasi bën në stërvitje.

“Vijon të mos imagjinoj dot Messin me fanellën e një skuadre tjetër, përveç asaj të Barcelonës. Më pëlqen që jam trajner i tij, pasi është e pabesueshme të shohësh çdo ditë magjitë e tij në stërvitje. Nuk jam i sigurt nëse do të qëndrojë, por jam besimplotë, pasi ai ka ende shumë për t’i dhënë futbollit dhe këtë mund ta bëjë fare mirë me fanellën e Barcelonës”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli argjentinas kërkoi me ngulm largimin edhe gjatë verës, për shkak të përplasjeve të shumta që kishte me presidentin e atëhershëm Joseph Bartomeu, megjithatë katalanët nuk pranuan prishjen e njëanshme të kontratës. Aktualisht te Barcelona presin zgjedhjen e presidentit të ri në muajin mars, për të provuar të bindin Messin të firmosë një kontratë të re.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?