Koeman pas humbjes ndaj Algjerisë: Një sinjal alarmi para Kupës së Botës
Humbja surprizuese 1-0 e Holandës ndaj Algjerisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në shtëpi ka ngritur shqetësime në kampin “portokalli”, vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026.
Trajneri Ronald Koeman nuk e fshehu zhgënjimin pas sfidës, duke e cilësuar rezultatin si një paralajmërim të rëndësishëm për skuadrën e tij.
“Unë absolutisht e urrej humbjen; ajo ishte një ndeshje që duhej ta kishim fituar. Ne duhet t’i fitojmë këto lloj ndeshjesh në shtëpi. Ekipi që kemi dhe pozicioni ynë në renditje e kërkon këtë”, deklaroi Koeman.
Ai pranoi se humbja është një rezultat që nuk mund të pranohet lehtë, por nënvizoi se nuk ka vend për panik në prag të turneut.
“Duhet të korrigjojmë gabimet dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive. Kjo humbje duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për të gjithë”, ishte mesazhi i trajnerit holandez para nisjes së ekipit drejt Amerikës së Veriut.
Holanda do ta nisë aventurën e saj në Kupën e Botës nga Grupi F, ku do të përballet me Japonin, Suedinë dhe Tunizinë, me synimin për të qenë një nga pretendentet kryesore për trofeun.
KOHA JONË SONDAZH

