
Miralem Pjanic dhe Sergino Dest do të jenë të gatshëm që në ndeshjen kundër Alaves. Dy futbollistët katalans janë rikuperuar nga dëmtimi, teksa do të jenë në formën e tyre më të mirë për ndeshjen e Champions League, që skuadra Blaugrana do të luajë ndaj PSG.
Mbrojtësi anësor ishte jashtë fushave për disa javë për shkak të një shqetësimi muskulor në këmbën e tij të djathtë dhe trajneri holandez nuk duhet ta detyronte kthimin e tij.
Pjanic ishte jashtë kundër Sevilla për shkak të një goditjeje në këmbën e majtë, veçanërisht për t’i dhënë pushim Sergio Busquets. Nuk është i gatshëm as Martin Braithwaite. Sulmuesi danez, i cili ka një problem me këmbën e tij të djathtë, nuk është gati për sfidën e fundjavës.
