Koeman shpërthen pas eliminimit: Ky përdorim i VAR po e prish futbollin!

Në Holandë nuk janë aspak dakort penalltinë që iu akordua Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2024. Tulipanët kryesonin 1-0 kur nga një kontakt mes Dumfries dhe Harry Kane u akordua penallti për “Tre Luanët”. Ronald Koeman, trajneri i Holandës, kritikon ndërhyrjen e VAR-it, duke theksuar se po prishet futbolli.

“Për mendimin tim nuk duhej akorduar penallti ai episod. Kanë shkelmoi topin dhe këpucët e dy lojtarëve u prekën. Mendoj se ky përdorim që po i bëhet VAR-it po e prish futbollin.

Eliminimi? Në fund të ndeshjes ne patëm ndjesinë se ishim skuadra më e mirë në fushë… “, u shpreh trajneri i Holandës.

Që korrespondon edhe me suksesin e parë dhe të vetëm të tulipanëve në një kompeticion europian.

SHKARKO APP