Koeman: U lëndova nga largimi i Messit, do të vuajmë mungesën e golave të tij!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është mërzitur së tepërmi nga largimi i Lionel Messit gjatë verës. Strategu holandez në një intervistë të dhënë së fundmi konfirmon se e dinte që klubi kishte probleme financiare, por që shpresonte që Leo ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”.

“Unë do të jem i sinqertë, u lëndova nga largimi i Messit, si çdo tifoz katalanas. Isha absolutisht i vetëdijshëm për të gjitha problemet e klubit me ‘fair-play financiar’, por gjithmonë shpresoja se Leo do ta përfundonte karrierën e tij këtu.

Ishte një fund i trishtuar, nga çdo perspektivë që ta shikoni. Pa të do të duhet të kërkojmë zgjidhje në sulm. Messi është një talent që të bën të fitosh ndeshje. Është e qartë se do të vuajmë për golat e tij”, deklaroi Koeman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?