KOHA E BOTËRORIT/ “Ibra të mbajë vendin e vet …”, Prokopi nervozohet për kritikat ndaj Xhakës

Gazetari sportiv Mantho Prokopi ka reaguar ashpër ndaj kritikave që janë bërë pas penalltisë së ekzekutuar nga kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, duke mbrojtur vendimin e mesfushorit për të marrë përsipër përgjegjësinë nga pika e bardhë.

I ftuar në emisionin “Koha e Botërorit” nga Rozalb Lika, Prokopi theksoi se është krejtësisht normale që një kapiten dhe lojtar me eksperiencë të marrë përsipër një moment kaq të rëndësishëm të ndeshjes.

“Granit Xhaka ka bërë shumë mirë që e mori përsipër atë 11-metërsh. Është kapiteni i skuadrës dhe penalltia i besohet lojtarit me më shumë eksperiencë. Ai gol mund të ketë peshë të madhe në renditjen përfundimtare dhe në golavarazh. Për Zvicrën ishte shumë i rëndësishëm, edhe pse ishte goli i katërt i ndeshjes”, u shpreh Prokopi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari nuk i kurseu ironitë ndaj legjendës suedeze Zlatan Ibrahimović, e cila kishte komentuar situatën, duke lënë të kuptohet se Xhaka duhej t’ia linte penalltinë një tjetër lojtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ibra le të mbajë vendin e vet. E pashë në foto, ishte bërë analist sporti. Le të vazhdojë me atë punë. Në fushë flasin lojtarët që luajnë sot dhe që bëjnë diferencën. Xhaka luan në Premier League, është lider te Zvicra dhe ka treguar vlerat e tij”, deklaroi Prokopi.

Më tej ai shtoi se koha e Ibrahimoviçit si protagonist në fushë ka kaluar dhe se tashmë futbolli ka emra të tjerë që po bëjnë historinë me përfaqësueset e tyre.

“Në fushë flasin lojtarë të tjerë si Granit Xhaka. Ai shënoi një gol shumë të rëndësishëm dhe po udhëheq Zvicrën. Çfarë bëjnë skuadrat e tjera dhe lojtarët e tjerë e dinë ata vetë, nuk ka pse të japë leksione Ibra”, përfundoi gazetari sportiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?