Kohë rinovimesh tek Interi, Marotta kërkon të blindojë dy yje

Inter po punon në merkato jo vetëm në transferimet e re, por edhe te rinovimet. Beppe Marotta kërkon të ketë gjithçka nën kontroll, teksa po përgatiten rinovimet për dy futbollistë shumë të rëndësishëm për lojën e Contes.

Prioritet kryesore të tyre janë zgjatja e bashkëpunimit me kapitenin dhe portierin Samir Handanovic si dhe rinovimi i Lautaro Martinez. Nëse për Handanovic arritja e një akordi është thjeshtë një formalitet me portierin slloven që nga marrëveshja e re do të përfitojë një pagë më të lartë, për Lautaro Martinez duhet të punohet më shumë.

Talenti argjentinas i cili është i lidhur me Interin deri në 30 qershor të 2023-ës, me 1,5 milionë euro sa përfiton aktualisht është një nga lojtarët më pak të paguar në kampin zikaltër.

Marotta dhe Ausilio kanë gati një kontratë të re me 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse por ndërkohë dëshirojnë t’i rritin edhe klauzolën e largimit Lautaros e cila aktualisht kap shifrën e 111 milionë euro, për të shmangur një lëvizje të papritur të Barcelonës.

 

SHKARKO APP