
Probleme të tjera për Antonio Conte, në prag të ndeshjes së të dielës kundër Torinos. Pas daljes pozitive të Marcelo Brozovic, strategu italian duhet të bëjë edhe pa Aleksander Kolarov, i cili ka dalë pozitiv në tamponin ë fundit të kryer gjatë impenjimit me Serbinë.
Në shtëpinë zikaltër është rasti i disatë gjatë këtij sezoni, pasi më parë kanë rezultuar të prekur edhe Radu, Skriniar, Bastoni, Nainggolan, Young dhe Gagliardini, por që më pas janë shëruar.