Kolarov zbarkon në Milano, gati vizitat dhe firma me Interin

Aleksandr Kolarov nis aventurën e re si zikaltër. Mbrojtësi serb është transferimi më i ri i Interit të Contes, teksa ditën e sotme ka mbërritur në aeroportin e Linate-s në Milano, pas impenjimi në Ligën e Kombeve.

Kolarov pritet që të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos një kontratë për 1 sezon, me opsionin për rinovim edhe për një tjetër. Roma nga ky operacion do të përfitojë 1.5 milionë euro.

Ditën e nesërme pritet që transferimi të bëhet zyrtar nga klubi zikaltër, që i siguron Contes mbrojtësin me karakteristikat e duhura për të luajtur me skemën 3-5-2. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP