“Kolo Muani pritet në Torino brenda 48 orëve, gati firma me Juventusin”

Randal Kolo Muani është një hap larg rikthimit te Juventusi. Sipas raportimit të gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins, sulmuesi francez pritet të mbërrijë në Torino brenda 48 orëve të ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të finalizuar transferimin.

Sipas Hawkins, marrëveshja mes Juventusit dhe Paris Saint-Germain parashikon huazimin e Kolo Muanit me një klauzolë detyruese blerjeje, duke i dhënë fund negociatave që kanë zgjatur prej javësh mes dy klubeve.

Me përfundimin e testeve mjekësore dhe firmosjen e kontratës, sulmuesi francez do të nisë kapitullin e tij të dytë me fanellën bardhezi, pasi më parë kishte lënë gjurmë gjatë periudhës së huazimit në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi e konsideron Kolo Muanin një nga përforcimet kryesore për sezonin e ri, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë menjëherë pas mbërritjes së tij në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?