Kolumbia e nis me fitore, Gana triumf dramatik në fund ndaj Panamasë

Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 vijoi me sfidat e grupeve K dhe L. Pas barazimit të Portugalisë dhe fitores së Anglisë, Kolumbia mori kryesimin e vetëm në Grupin K falë suksesit 3-1 ndaj Uzbekistanit të drejtuar nga Fabio Cannavaro, ndërsa Gana mposhti Panamanë 1-0 me një gol në minutat shtesë.

Kolumbia e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin K, duke fituar 3-1 ndaj Uzbekistanit. Amerikanolatinët dominuan lojën që nga minutat e para, por mbrojtja e organizuar e ekipit të Fabio Cannavaros rezistoi deri në minutën e 40-të. Ishte Daniel Muñoz ai që zhbllokoi rezultatin, duke finalizuar një aksion të bukur kolektiv dhe duke i dhënë avantazhin Kolumbisë para pushimit.

Në pjesën e dytë, Uzbekistani reagoi dhe në minutën e 60-të shkroi historinë me golin e parë të tij ndonjëherë në një Kupë Bote. Autor i barazimit ishte Abbosbek Fayzullaev, i cili riktheu përkohësisht shpresat e skuadrës aziatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, gëzimi zgjati pak. Vetëm katër minuta më vonë, ylli i Kolumbisë, Luis Díaz, realizoi një gol spektakolar për rezultatin 2-1. Në kohën shtesë, Jaminton Campaz vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 98-të. Me këtë sukses, Kolumbia ngjitet e vetme në krye të Grupit K.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Grupin L, përballja mes Ganës dhe Panamasë dukej e destinuar të mbyllej pa gola, por drama erdhi në minutën e 95-të. Brandon Thomas-Asante dhuroi një asist perfekt për Caleb Yirenkyi, i cili nga afër dërgoi topin në rrjetë dhe i siguroi Ganës tre pikë shumë të rëndësishme.

Falë këtij triumfi, Gana barazon Anglinë në krye të grupit me nga tre pikë secila. Anglezët kishin fituar më herët 4-2 ndaj Kroacisë.

Raundi i dytë, i planifikuar për më 23 qershor, do të sjellë supersfidën Gana–Angli, që pritet të përcaktojë skuadrën favorite për vendin e parë në grup. Ndërkohë, Panama dhe Kroacia do të përballen në një ndeshje vendimtare për mbijetesën në garë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?