Kolumbia në ankth, James Rodriguez mund të ketë mbyllur sezonin

Në Kolumbi janë në ankth për James Rodriguez. Ylli i Los Cafeteros ka pësuar një dëmtim në stërvitje me përfaqësuesen kolumbiane dhe dyshohet për një këputje të ligamentit të kryqëzuar.

 

Ende nuk është përcaktuar shkalla e dëmtimit por nëse gjithçka vërtetohet atëherë sezoni i James Rodriguez do të mbyllet përpara kohe. Fillimisht ai është lënë jashtë listës së të grumbulluarve për miqësoren ndaj Perusë si masë paraprake sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse James ka këputur ligamentin e kryqëzuar atëherë ky sezon do të konsiderohej i mbyllur përpara kohe për lojtarin e Realit të Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?