Kombëtarja e femrave mposhtet nga Greqia
Një tjetër humbje me shifrat 3-2 për kombëtaren shqiptare të femrave. Vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli edhe pse zhvilluan një paraqitje të mirë, janë mposhtur në Trikala, nga Greqia. Kjo ishte humbja e 4-ët në po kaq ndeshje për përfaqësuesen shqiptare të femrave, në grupin 3 eliminator të Botërorit 2017. Shqipëria u gjet në disavantazhin e tre golave brenda 15 minutave të para, por ngushtoi shifrat me Furtuna Velajn dhe Saranda Hashanin. Greqia në fund mori tre pikë të çmueshme.
KOHA JONË SONDAZH

