Kombëtarja e Shqipërisë, klubet injorojnë ftesat për dy kosovarë

Ish-talenti i Trepçës ’89, Rron Broja, është ftuar nga trajneri i Kombëtares Shqiptare, në turneun përgatitor të Turqisë, por nuk është lejuar nga ana e klubit belg ku luan aktualisht. Broja kishte marrë ftesën nga U-21, që drejtohet nga Skënder Gega, mirëpo, edhe pse pati fatin të ishte i ftuar në ekipin përfaqësues shqiptar, nuk është lejuar nga klubi i tij. Broja ka kaluar te Genti i Belgjikës, dhe sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai është penguar nga ana e klubit. Kombëtarja niset nesër për në Turqi për një fazë përgatitore, ku pritet të zhvillojnë edhe tri ndeshje miqësore. Klubi i Partizanit nuk e ka lejuar as Amir Rrahmanin, që të niset në përgatitore, për objektivat që ka kjo skuadër. Megjithatë, për Rrahmanin po ndërhyn FSHF dhe pritet që në orët e fundit të marrë zgjidhje çështja e tij, ndërsa Rron Boja ka mbetur përfundimisht jashtë ekipit U-21 të Shqipërisë.

 

 Futbollistët e grumbulluar

Swiss Digital Desktop Reklama

Portierë

Swiss Digital Mobile Reklama

Thoma Strakosha (Lacio)

Aldo Teqja (Anorthosis)

Mbrojtës

Paulo Sokoli (Xhenoa)

Kristi Marku (Budapest Honved)

Bruno Lulaj (Skënderbeu)

Klodian Gino (Aris)

Marvin Turtulli (Teuta)

Mërgim Vojvoda (Standart Liezh)

Armir Bilali (NK Celje)

MESFUSHORË

Maldin Ymeraj (Panathinaikos)

Neti Meçe (Niki Volos)

Nezir Islami (Nuremberg)

Kristi Qose (PAOK)

Sulmues

Vedat Murriqi (Giresunspor)

Isnik Alimi (Kievo)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?