Kombëtarja, miqësore me Katarin më 29 maj

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj.

Në kuadrin e përgatitjeve për finalet e Europianit “Francë 2016”, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i radhës do të jetë Katari.

Takimi do të luhet përsëri në Austri, më datë 29 maj. Qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenbergu, raporton TCH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare në ditët në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?