Kombëtarja nis stërvitjen e parë para miqësores me Luksemburgun, dy lojtarë me grip
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren e dytë ndaj Luksemburgut.
Stafi teknik ka ndarë grupin e lojtarëve në dy pjesë. Futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen e fundit kanë zhvilluar një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është stërvitur me ngarkesë të plotë, duke vijuar përgatitjet sipas planit.
Megjithatë, disa shqetësime fizike kanë ndikuar në ecurinë e grupit. Sulmuesi Myrto Uzuni nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një gjendjeje gripale që po monitorohet nga stafi mjekësor. Ai pritet të kryejë një seancë të diferencuar gjatë ditës, në varësi të gjendjes shëndetësore.
Edhe Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe mbetet në vlerësim për të parë nëse do të jetë i gatshëm për aktivitetet e radhës.
Ndërkohë, përgatitjet do të vijojnë në orët e ardhshme me një tjetër seancë stërvitore, e cila do të zhvillohet në Air Albania Stadium në orën 17:30.
Një ditë para ndeshjes, në orën 16:30, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Roland Maran, së bashku me një lojtar të ekipit, do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp, ku do të flasin për përgatitjet dhe gjendjen e skuadrës para sfidës me Luksemburgun.

KOHA JONË SONDAZH

