Kombëtarja prenoton grumbullimin dhe në Austri para “Euro 2024”

Kur na ndajnë pesë muaj nga përfaqësimi i Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë. Në qershor, kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Italinë,  dhe më pas me Kroacinë e  Spanjën, një grup shumë i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.

Përgatitjet e Kombëtares do të fillojnë në muajin mars dhe më pas në maj, ekipi do të zhvendoset me shumë mundësi në Austri, aty ku do të zhvillojë një fazë përgatitore të mirëfilltë, ku përfshihen edhe miqësore.

Shqipëria me shumë mundësi do të marrë pjesë në turneun miqësor që do të organizohet nga Algjeria. Në këtë turne me katër ekipe, do të marrin pjesë, përveç Algjerisë, edhe Bolivia me Afrikën e Jugut. Shqipëria llogaritet që të luajë dy takime miqësore, të cilat janë planifikuar nga data 18-26 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara zbarkimit në Gjermani në qendrën stërvitore në muajin qershor, ekipi i Silvinjos do të vendoset në Austri, ku do të zhvillojë një fazë përgatitore, me të gjithë lojtarët që trajneri do të përzgjedhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarë të FSHF-së kanë udhëtuar drejt Austrisë për të zgjedhur edhe se ku do të akomodohet ekipi gjatë atyre ditëve, për këtë gjë do të japë edhe “OK”-in trajneri Silvinjo.

Gjatë qëndrimit, Kombëtarja do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore para Europianit. Flitet se një prej kundërshtarëve do të jetë Hungaria, ndërsa emri i dytë ende nuk është zbuluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?