Kombëtarja shqiptare, miqësore me Luksemburgun më 29 mars

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike edhe emrin e kundërshtarit për miqësoren e dytë të muajit mars. Kështu, përballë kuqezinjve do të jenë modestët e Luksemburgut.

Kjo sfidë do të luhet në Luksemburg më 29 mars, në stadiumin “Josy Bathel” në ora 20:15.

Kombëtarja do të luajë miqësoren e parë për këtë vit më 26 mars në stadiumin “Ernest Hapel” të Vjenës kundër Austrisë, ndërsa tri ditë më pas do të luajë në Luksemburg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, FSHF ka konfirmuar se po punon edhe për organizimin e një miqësoreje tjetër përpara Europianit të Francës, teksa më 29 maj është parashikuar dhe miqësorja me Katarin.
 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?