Kombëtarja, vizitë te armët e Skënderbeut në Vjenë

Kombëtarja e Shqipërisë do të bëjë nesër pasdite një vizitë në Kunsthistorisches Museum, Muzeu i Historisë së Artit, në Vjenë, ku ndër të tjera gjenden përkrenarja dhe shpata e e Gjergj Kastriotit.

Aktualisht kombëtarja është e grumbulluar në Austri në përgatitje për finalet e Euro 2016. FSHF ka bërë të ditur se vizita është planifikuar prej kohësh.

Ndërkohë, federata ka njoftuar edhe tifozët që duan të takojnë lojtarët për kohën e vizitës, në orën 17:00, dhe vendin e hyrjes në muze.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të shohin apo takojnë futbollistët e kombëtares, njoftohen se hyrja dhe dalja e skuadrës do të bëhet në “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”, njofton FSHF.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?