Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”, Mehmeti humbet miqësoren me Luksemburgun
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren e dytë të qershorit ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Maran zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes, ku fokusi ishte tek ushtrimet fizike dhe skema të ndryshme taktike.
Grupit iu bashkua sulmuesi Myrto Uzuni, i cili pasditen e djeshme u stërvit i veçuar, por tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungoi Anis Mehmeti, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme për shkak të gjendjes gripale.
Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe në skuadër ka atmosferë pozitive para ndeshjes. Kombëtarja do të zbresë nesër në fushë në orën 20:00 për sfidën miqësore ndaj Luksemburgut në stadiumin “Air Albania
KOHA JONË SONDAZH

