Kombëtarja/Pas Rashicës e Mehës, ikën edhe një tjetër lojtar

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, nuk shprehet i habitur me lajmin e largimit të Milot Rashicës drejt Përfaqësueses së Kosovës.

Në një intervistë telefonike për “Supersport”, tekniku italian tha se ishte në dijeni të vendimit të marrë nga Rashica.

De Biazi shpreh keqardhjen e tij pasi thotë se e kishte planifikuar si pjesë të ekipit në ndeshjet e eliminatore të “Botërorit “Rusi 2018”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndjej një keqardhje shumë të madhe. Nuk duhet të fshihem. Mendoj se zgjedhja e tij ka qenë nga fakti që nuk u përfshi në Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Apo ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Megjithatë çdo kush është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij, mjafton që ajo të jetë zgjedhje zemre”,-ka thënë De Biazi për “Supersport”.

Ndërsa ka zbuluar se lojtari tjetër që pritet t’i bashkohet Kosovës është Herolind Shala. Ky i fundit nuk u përfshi në 23 futbollistët e grumbulluar nga De Biazi në finalet e “Francë 2016”.

“Mund të konfirmoj që do të largohet Herolind Shala. Edhe për të mendoj se është e njëjta gjë”,-ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?