Komentatori kosovar nxit urrejtje ndaj Shqipërisë, reagon edhe Lorik Cana

Lorik Cana ka reaguar ashpër pas deklaratës së komentatorit kosovar, Andin Lokaj. Pas fitores 2-1 të Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21, Lokaj bëri një koment në rrjetet sociale duke nxitur sërish urrejtje mes shqiptarëve

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veç ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova që edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, shkruante Lokaj në postimin e tij.

Pas kësaj deklarata që ka bërë bujë të madhe në Kosovë e Shqipëri ka reaguar edhe Lorik Cana. Përmes një postimi në Instragram, Cana ka publikuar foton Lokajt si klloun. Të shumta kanë qenë edhe komentet nga tifozët në Kosovë, teksa grupimi “Plisat” e kanë shpallur “non-grada”, komentatorin Lokaj pas këtij postimi.

SHKARKO APP