Kompany: Olise gaboi, marr përgjegjësi për këtë barazim!

Vincent Kompany nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 3-3 të Bayern Munich ndaj Vikingut në Champions League, duke kritikuar gabimet individuale dhe mungesën e përqendrimit që i kushtuan skuadrës bavareze fitoren.

Trajneri belg u ndal veçanërisht te kartoni i kuq i Michael Olise, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin në inferioritet numerik.

“Olise e di që bëri një gabim. Është e qartë se i vjen keq dhe ndihet fajtor që e la skuadrën në vështirësi. Kartoni i dytë i verdhë ishte një gabim i panevojshëm dhe për këtë kemi folur hapur”, deklaroi Kompany.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku i Bayern theksoi se situata të tilla mund të ndikojnë në ecurinë e një sezoni të tërë, ndaj lojtarët duhet të tregojnë më shumë pjekuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I thashë se kundërshtari e mposhti në aspektin e zgjuarsisë. Kur je dukshëm më i mirë se kundërshtari, duhet të përqendrohesh te loja dhe të tregosh superioritetin tënd, jo të përfshihesh në situata të panevojshme”, shtoi ai.

Sa i përket rezultatit, Kompany ishte i drejtpërdrejtë: “Barazimi ishte tërësisht faji ynë. Dominuam për pjesën më të madhe të ndeshjes, por vazhdojmë të bëjmë gabime në përqendrim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?