
Milani ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere, duke bindur Ibrahinmovic që të qëndrojë, ndërkohë që mori edhe një talent shumë të kërkuar si Tonali. Në ditën kur portieri i dytë Tatarusanu ka kryer vizitat mjekësore, ka lajme të reja për të ardhmen e Gigio Donnarumma-s.
Portierit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021. Maldini e ka pasur një nga prioritetet e tij, por problemi është se agjenti Mino Raiola kërkon 10 milionë euro në sezon në kontratën e re. Për momentin ai përfiton 6 milionë euro dhe duket e vështirë që kuqezinjtë thuajse të dyfishojnë të ardhurat e tij.
Në ditët e fundit është përfolur shumë për një para-akord me Juventusin për në sezonin e ardhshëm, pasi bardhezinjtë mund të kursejnë koston e blerjes së tij. 10 milionë euro për ekipin torinez janë një shifër që janë të gatshëm ta ofrojnë menjëherë. /R.Lika-Koha Jone/
