Konfirmohet dëmtimi i Ardjan Ismajlit, humbet sfidën me Serbinë

Kombëtarja shqiptare do të duhet të përballet me Serbinë pa një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes. Ardian Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, pasi rezultatet e rezonancës magnetike të kryera sot kanë konfirmuar se mbrojtësi nuk është në gjendje optimale fizike për t’u bashkuar me kuqezinjtë.

Sylvinho nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e skuadrës italiane për këtë sfidë tepër delikate. Në mungesë të Ismajlit, trajneri brazilian pritet të mbështetet tek Enea Mihaj dhe debutuesi Klisman Caka, i cili është grumbulluar për herë të parë me ekipin kombëtar.

Kjo është një goditje e rëndësishme për Shqipërinë, e cila do të kërkojë rezultat pozitiv në një nga ndeshjet më të tensionuara dhe me risk të lartë të fushatës kualifikuese për Botërorin 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?