FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet dëmtimi i Barella-s, rrezikon edhe derbin me Juven

Interi duhet të përballet me një lajm të keq në një fazë vendimtare të sezonit. Nicolò Barella është dëmtuar dhe do të mungojë sonte në Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Mesfushori zikaltër ka pësuar një lodhje muskulore gjatë seancës së fundit stërvitore dhe për këtë arsye nuk do të udhëtojë me skuadrën në Gjermani. Barella do të qëndrojë në Milano për të nisur menjëherë programin e rikuperimit.

Koha e rikthimit do të varet nga ecuria e dëmtimit në ditët në vijim, por aktualisht përjashtohet prania e tij në ndeshjet ndaj Cremonese-s (Serie A, 1 shkurt) dhe Torinos (Kupa e Italisë, 4 shkurt).

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i Barellës mund të shtyhet për ndeshjet e radhës në kampionat kundër Sassuolo-s dhe Juventusit, të planifikuara më 8 dhe 15 shkurt, por gjithçka do të varet nga gjendja e tij për të shmangur rrezikun e humbjes së lojtarit në pjesën më vendimtare të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?