Konfirmohet dëmtimi i Lautaros, Interi njofton gjendjen e sulmuesit argjentinas
Sulmuesi i Inter, Lautaro Martínez, ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e majtë, duke konfirmuar frikën e stafit zikaltër pas ndeshjes së Champions-it në Norvegji ndaj Bodø/Glimt.
Sipas komunikatës zyrtare, kapiteni i Interit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Institutin Humanitas të Rozzanos, të cilat zbuluan një problem në muskulin soleus të këmbës së majtë.
Gjendja e tij do të rivlerësohet pas një jave, por rikthimi për derbin duket pothuajse i pamundur. Parashikohet një mungesë minimale prej tre javësh, që mund të zgjatet në varësi të shkallës së dëmtimit.
Argjentinasi pritet të humbasë të paktën katër ndeshje: ndaj Lecces në kampionat, sfidën e kthimit të play-off-it të Champions-it, përballjen me Genoa-n dhe gjysmëfinalen e parë Milanin më 8 mars dhe, nëse Interi përmbys rezultatin në Europë, edhe ndeshjet e mundshme të 1/8-finales së Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

